Historiku i Taekwondo-së
Taekwondo është art luftarak i kthyer në një sport modern ndërkombëtar që u zhvillua në Kore për më shumë se 20 shekuj. Fjala Taekwondo nisur nga përkthimi gjuhësor do të thotë Tae - Këmba, Kwon – Dora (grusht) dhe Do – mënyra e praktikimit të këtij arti. Duke u bazuar në vet emrin e këtij arti, vetvetiu kuptohet se Taekwondo është sport luftarak ku përdoren duart dhe këmbët për të mposhtur kundërshtarin.
Praktikuesit e Taekwondo-së kanë vetëbesim jo vetëm në aftësitë e tyre fizike, por edhe në atë psiqike, për arsye se zhvillojnë stërvitje superiore në mënyrë që trupin ta bëjnë armë me të cilën do të jenë të aftë t’i kundërvihen armikut duke i përdorur këmbët, duart dhe pjesët tjera të trupit.
Taekwondo nuk është vetëm art supërior i vetëmbrojtjes, por, edhe burim i shëndetit trupor, pra, shëron shumë sëmundje. Taekwondo po ashtu është sport konstant në formë dhe qëllim. U formua nga persona që nuk përdornin dhunën dhe që donin ta zhduknin dhunën, për këtë arsye vet arti ose Kodi i Taewkondo-së ndalon dhunën, sulmet ose përdorimin e forcës pa nevojë, e sidomos ndaj njerëzve të dobët.
Gjithashtu Kodi i Taekwondo-së përmban edhe disa urdhëra ku përmbajtja e tyre është e domosdoshme si: besnikëria ndaj atdheut, ndaj prindërve, ndaj bashkëshortit (bashkëshortes), vëllëzerve dhe motrave, ndaj shokëve, të moshuarve, shkollës etj.
Taekwondo përbëhet nga stërvitja themelore me komponentet e saj që janë Poomset (Format) dhe Sparingu (lufta).
* Insert i marrur nga libri i parë në gjuhën shqipe "TAEKWONDO" me autor Nuhi Gashi